‘Fokus’: Skandalet e qeverisë Gruevski janë regjistruar nga 5 agjentë

Skandalet e qeverisë Gruevski kanë qenë regjistruar nga 5 agjentë policorë, të cilët pasi kanë vërejtur se përgjimet dhe dëshmitë në to, kanë kaluar kufijtë e parashikuar nga ligji, kanë hequr dorë nga raportimi i përgjimeve. Sipas revistës “Fokus”, që publikon edhe lajmin, 5 agjentët policorë, pas arkivimit të pjesë të madhe të bisedave të përgjuara, ia kanë dorëzuar ato liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Agjentët nuk i kanë dorëzuar këto dëshmi tek institucionet kompetente pasi kanë vlerësuar se nuk mund t’u zihet besë, nëse shteti do të niste hetime apo jo, mbi ato dëshmi! Gjithashtu agjentët kanë frikë për jetën e tyre dhe karrierën, pasi në rast të hapjes së dëshmive nga Prokuroria Publike, identiteti i tyre do të zbulohej”.

Sipas lajmit të revistës “Fokus” përgjimet nga këta 5 policë, që tashmë janë pjesë e “bombës” që paralajmëron kreu i opozitës Zaev, përmbajnë dëshmi për krime, korrupsion, falsifikim zgjedhjesh, biseda skandaloze mes Jankullovskës, Stavrevskit dhe Gruevskit. Ndërkaq, edhe vetë lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka pranuar prej ditësh tashmë, se materialet në dispozicion i janë ofruar nga të punësuar në organe shtetërore të Maqedonisë. Valmir Kuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>