Fuere: Rasti Kezharoski tregoi se Maqedonia e ka humbur rrugën

“Rasti i Kezharovskit dhe mënyra se si ai e përshkruan vijën e kuqe të sjelljes së Qeverisë së Nikolla Gruevskit në raport me lirinë e shprehjes dhe qytetarët, Maqedonia po theksohet për nga e keqja, kësaj here si vend i vetëm në Ballkan që ka burgosur gazetar”, shkruan për “Prizma” ish kreu i diplomacisë evropiane në Maqedoni, Ervan Fuere.Sipas tij, gjatë këtij regjimi në Maqedoni, gjykatë normale nuk ekziston.

“Ka argumente për përzierjen e politikës në gjykatë. Vlerësim i përbashkët i gjithë organizatave ndërkombëtare që e përcjellin zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni është rritja e ndikimit mbi policinë dhe gjykatën. Në raportin e saj të progresit për Maqedoninë, Komisioni evropian potencon ndikimin politik mbi proceset gjyqësore. Komisioni gjithashtu ka theksuar edhe presionin ndaj medieve”, shkruan Fuere. (lajm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>