‘Ilirida’, ndal sundimit maqedonas të shqiptarëve

Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur në situata të tilla, në skenë të rishfaqet edhe e ashtuquajtura Ushtria për Çlirimin e Iliridës. Në një komunikatë të mbërritur në redaksinë tonë, thuhet se “punohet për çlirimin e shtetit të Iliridës”. Në komunikatë theksohet se Ushtria për Çlirimin e Iliridës, nuk ka asgjë kundër ndaj popullit maqedonas, grek apo serb, por njofton qeverinë e Maqedonisë se nuk lejon shtypjen e egër të kombit shqiptar nën sundimin maqedonas. Sipas komunikatës, shqiptarët barazohen në Maqedoni vetëm në shtetin e Iliridës, ndërkohë që Maqedonia, jeton si shtet i Pavarur vetëm me Njohjen e Shtetit të Iliridës. Për këtë, Ushtria Për Çlirimin e Iliridës, i bënte thirrje edhe misioneve të huaja në vend, të nxitin procedurën për njohjen e Shtetit të Iliridës, në kuadër të shtetit të përbërë të Maqedonisë. Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>