Kim Mehmeti: Pa mbështetjen e BDI-së dhe PDSH-së ky regjim s’do kishte jetë

Postimi i plotë i publicistit Kim Mehmeti në profilin e tij të facebook-ut:“E dini se cila është pyetja më e pakuptimtë që ditëve të fundit ma shtrojnë disa shqiptarë të Maqedonisë: Se a do ketë ndonjë “bombë” të opozitës që do e shpalosë kriminalitetin eventual të kryesuesve të BDI-së e PDSH-së?! Pyetje kjo që më çon të pyes veten: Vallë shqiptarët e këtushëm ende nuk e dinë se po të mos kishte mbështetjen e BDI-së dhe PDSH-së, ky regjim nuk do mund të mbetej në këmbë as një ditë të vetme?! Është e mundur vallë që shqiptarët e Maqedonisë të mos e kenë kuptuar se pa mbulesën e partive shiptare, do ishte e pamundur që para hundëve të tyre të ‘shpërthenin’ bombat si ajo e rastit të ‘Sopotit’, ‘Brodecit’, ‘Enciklopedisë maqedonase’, të rastit ‘Monstra’, të projektit ‘Shkup 2014’, të likuidimit të Harun Aliut me shokët…. Dhe është e mundur vallë të ketë ndonjë shqiptar që ende nuk e ka kuptuar pse kryesuesit e BDI-së kurrë nuk e përmendin emrin e heroit të UÇK-së, Harun Aliut dhe pse tani kërkojnë që ndërkombëtarët ta pastrojnë plehun që e la pas vetes regjimi, pjesë e të cilit ishte edhe BDI-ja?!” (lajm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>