Komisioni për liritë dhe të drejtat e njeriut pranë OKB-së kritika të ashpra Maqedonisë për zhvillimet politike. Komisionerja Sesil Polly ka theksuar se mos zgjidhja e krizës, ka dëmtuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Polly bën thirrje për proces transparent në gjyqësor, duke kërkuar përgjegjësi nga cilido që është i përfshirë në keqpërdorimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.“Jemi thellësisht të shqetësuar mbi prolongimin e krizës politike në IJRM, qorr-sokaku në të cilin gjendet ajo. Veçanërisht shqetësohemi nga përmbajtja e bisedave të publikuara në të cilat janë të inkriminuar funksionarë të lartë, në të shumtën e rasteve duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, mashtrimet në zgjedhje. Presionet ndaj qytetarëve dhe anëtarëve të opozitës, ndikimet në gjyqësi dhe media si dhe përgjimet masive”, thonë nga Komisioni për liritë dhe të drejtat e njeriut pranë OKB-së.
Nga Komiteti Helsinkit thonë se qëndrimi i Komisionit të OKB-së, reflekton realitetin në periudhën e fundit në Maqedoni.
“Shtrohet pyetja se si mundet të kryhet hetim transparent në kushte kur në shtet ekziston qasje selektive në të gjitha segmentet e Qeverisë. Për momentin, Prokuroria nuk ka kapacitetin dhe pavarësinë që të zbatojë hetim objektiv dhe profesional mbi zhvillimet e fundit. Edhe prokurori duhet të japë dorëheqje, edhe ministrja e punëve të brendshme, thuajse të gjithë funksionarët e lartë në Qeveri nuk janë të përjashtuar nga bashkëpunimi në të gjitha ato akte kriminele që i kemi dëgjuar në biseda. Duhet patjetër të ketë përgjegjësi politike. Duhet patjetër të ekzistojë institucioni përgjegjësi politike dhe kjo Qeveri të japë dorëheqje”, deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.
Reagimi i komisioneres Polly është edhe një zë tjetër ndërkombëtar pas Brukselit, që shpreh shqetësim për zhvillimet në vend, pas publikimit të ‘bombave’ të opozitës’. Adrian Kerimi