Përderisa tetovarët po çdo ditë e më tepër po thithin ajër të ndotur, drejtuesit e Komunës nuk kanë ndërmarrë akoma asnjë masë kundër ndotjes, ashtu edhe siç kishin premtuar kohë më parë. Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi nëpërmjet zëdhënëses kërkoi edhe një herë nga Qeveria që të rishikojë edhe një herë vendimin për shtyrjen e afatit të punës së ndotësit më të madh Jogohromit.
“Qëndrojmë pas thirrjes së komunës së Tetovës që Qeveria ta rri-shqyrtojë vendimin për lejimin e Jugokromit që të punojë edhe dy vjet pasi që Jugokromi është një ndotës shumë i madh”, tha Lume Huseini, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.
Zëdhënësja e Komunës Lume Huseini mohoi që Komuna e Tetovës të ketë marrë rekomandim nga Ministria e Ekologjisë për inicimet e reja mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit.
“Neve rekomandim nga Ministria nuk kemi marrë ende në rrugë zyrtare. Me vendim të këshillit është themeluar ndërmarrja publike për transport publik dhe parkimi zonal, inspektorati komunal që ka pasur dy inspektor të mjedisit jetësorë e kemi rrit numrin në gjashtë të atillë. Kemi bërë një call qendër që do gjendet te inspektorati, ku qytetarët vet do mundë të paraqesin rastet, kjo tash do publikohet dhe qytetarët do e dinë numrin dhe po ashtu është duke u bë edhe një ueb aplikacion”, u shpreh Lume Huseini, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.
Në linjë telefonike për Alsat M, ministri i ekologjisë Nurhan Izairi tha se Komunës së Tetovës por edhe Komunave u janë dërguar rekomandimet për marrjet e masave parandaluese kundër ndotjes së ajrit.
“Përndryshe, kjo është pamja e sotme e ndotjes së ajrit në qytetin e Tetovës dhe në pjesën më të ulët të malësisë së Sharrit”.
Ndotja e ajrit në qytetin e Tetovës, vazhdon të jetë mbi dhjetë herë më e madhe nga ajo e lejuara. Bashkim Sulejmani