“Kemi vendosur të ngrejmë padi ndaj Qeverisë, kurse vendimi i qeverisë për “Jugohromin” na nevojitet për të mbështetur padinë. Kemi kërkuar edhe ndihmën e disa funksionarëve shqiptarë për të siguruar sa më shpejtë këtë dokument, mirëpo edhe ata na kanë thënë se nuk munden ta sigurojnë. Për këtë arsye mendojmë se ai është shpallur dokument kofidencial”, thotë për “Lajm”, Arianit Xhaferi nga Eco GuerillaPërfaqësuesit e organizatës “EcoGuerilla”, e cila po udhëheq revoltën e qytetarëve të Tetovës kundër ndotjes së ajrit, akuzojnë pushtetin se po tenton të fshehë “gjurmët e krimit” që është bë me vazhdimin e lejes për punë të fabrikës “Jugohrom”, pa përmbushur standardet e nevojshme ekologjike.
Ata dyshojnë se dokumenti është shpallur “dokument kofidencial”, me qëllim që të mos mundet të publikohet në opinion.
“Edhe pse ka kohë që kemi bë kërkesë zyrtare, Qeveria nuk po na e dorëzon vendimin e sjellur për vazhdimin e lejes për punë të “Jugohromit”. Kemi vendosur të ngrejmë padi ndaj Qeverisë, kurse vendimi i qeverisë për ‘Jugohromin” na nevojitet për të mbështetur padinë. Kemi kërkuar edhe ndihmën e disa funksionarëve shqiptarë për të siguruar sa më shpejtë këtë dokument, mirëpo edhe ata na kanë thënë se nuk munden ta sigurojnë. Për këtë arsye mendojmë se ai është shpallur dokument kofidencial”, thotë për “Lajm”, Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla. Ai kërkon publikisht ndihmën e funksionarëve shqiptarë, si dhe të gazetarëve, që të japin kontribut për gjetje sa më të shpejtë të këtij dokumenti. Edhe përkundër tentimeve të bëra, të enjten nuk arritëm të mësojmë zyrtarisht prej qeverisë nëse dokumenti është shpallur “sekret” ose jo. Prej Qeverisë na dërguan te ministria e ekologjisë, kurse ministri Nurhan Izairi na deklaroi se vendimi është i qeverisë, prandaj atje duhet të kërkojmë dokumentin.
Ndotja në Tetovë, të enjten ka qenë pjesë edhe në debatin e zhvilluar ën Kuvend.
Deputetja e PDSH-së Merale Uzairi Ferati, në seancën ku u parashtruan pyetje nga deputetët për anëtarët e Qeverisë, ka pyetur ministrin e ambientit jetësor Nurhan Izairi-n për gjendjen shqetësuese në rajonin e Pollogut.
“Se sa shqetësuese, sa alarmante dhe do të kisha thënë sa tragjike është situate në Pollog tregojnë të dhënat e matura nga matjet e shkallës së ndotjes që shkakton Jugohromi së bashku me statistikat të cilat tregojnë rritjen e numrit të sëmundjeve të ndryshme vdekjeprurëse. Sipas të dhënave zyrtare shkalla e ndotjes në Tetovë është për 150 deri në 200 herë më e lartë nga norma e lejuar. Kapaciteti momental i Jugohromit në ditë prodhon përafërsisht 3 ton pluhur”, ka theksuar Ferati.
Megjithatë, deputetja nga radhët e PDSH-së nuk arriti të marr përgjigje nga ministri Izairi, pasi ky i fundit mungoi në seancën kur ekzekutivi duhet t’i përgjigjej pyetjeve të deputetëve.
Në këtë qytet ku shumica janë shqiptarë shifra alarmante ka publikuar në një shkrim autorial, neurologu Arben Taravari.
“Tetova në vitin 2010 kishte vetëm 1319 te sëmurë prej tipave të ndryshme të kancerit, kurse 2013 kjo shifër ishte gati se e dyfishuar, respektivisht në 2013 ne Tetovë u regjistruan 2375 të sëmurë nga tipe të ndryshme të kancerit”- shkruan Taravari. Ai apelon që të ngritet vetëdija tek qytetarët e Tetovës dhe të reagojnë më shpejt për të parandaluar katastrofat në shëndetin e njerëzve të këtij qyteti duke përfshirë kanceret e ndryshme në mushkëri, organet e barkut, kanceret e ndryshme në kokë dhe te gratë. edhe abortet spontane që vitet e fundit janë rritur te grat shtatzëne shqiptare sidomos nga ajri i ndotur dhe nga grimcat kancerogjene që i lëshon fabrika Jugohrom. (lajm)