Nedelkov: Deklarata e Ademit për dialog, presion ndaj mësimdhënësve

Deklarata e Ministrit të Arsimit se me sindikatën mund të bisedohet vetëm pasi të ndërpritet greva, është presion ndaj mësimdhënësve për të hequr dorë nga bojkoti. Kështu vlerëson kreu i sindikalistëve Jakim Nedellkov duke theksuar se greva mund të ndërpritet vetëm atëherë kur nga ministritë përgjegjëse, SASHK-u do të marr ofertë pozitive. “Greva sot ka hyrë në ditën e tetë dhe për ne është absolutisht e papranueshme ne tani në këtë moment ta ndërpresim atë dhe të nisim bisedime. Kjo është një kushtëzim ndaj nesh, të ndërpresim grevën që më pas të bisedojmë! Bisedimet përfunduan, ne qartë kërkuam vazhdim të tyre, por jo në kushte të kërcënimeve apo urdhrave që të ndërpritet greva. Nëse për MASH-in është presion greva jonë, edhe për ne është presion që të kërkohet nga ne të ndërpritet greva”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Kreu i sindikalistëve thotë se testimi ekstern po rrjedhë në mënyrë kaotike, njëjtë sikur edhe procesi mësimor. Nedellkov thotë se pothuajse të gjitha shkollat ku është mbajtur testimi ekstern, janë regjistruar parregullsi dhe nuk do të pranohet rezultati i testimit.

“Me forcë po thuhet se testimi ekstern po mbahet, por nuk është kështu, edhe atje ku po mbahet, gjendja është kaotike. Nga të dhënat tona mësohet se rolin e mësuesve testator po e kryejnë të punësuar nëpër komuna, inspektorë të ndryshëm. Atje ku po mbahet testimi ekstern, nxënësve po u lejohet kopjimi i përgjigjeve”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nedellkov kujtoi Ministrin Ademi se mësuesit për aq kohë sa janë në grevë dhe për aq kohë sa Sindikata që i përfaqëson ata nuk pranohet nga autoritetet kompetente të zhvilloj dialog social, mësuesit do të t’i paguajë MASH-i. Një ditë më parë Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi tha për ALSAT-M se dikasteri i tij nuk do të lëshojë paga mujore për mësuesit grevistë pasi ata, sipas ligjit, duhet t’i paguaj SASHK-u, kurse mësuesit që nuk janë anëtarë të sindikatës, për fat të keq nuk do të marrin pagë as nga MASH-i e as nga sindikata. Valmir Kuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>