Nesër protestë në Tetovë kundër ndotjes

Qytetarët e Tetovës nesër sërish do të protestojnë kundër ndotjes së ambientit jetësor dhe rrezikimit të jetëve të tyre. Protesta u paralajmërua nga Lëvizja EcoGuerilla ndërsa ftohen të gjithë qytetarët që të protesojnë në ora 13.00 në sheshin Iliria në qendër të qytetit.

Drejtuesi i EcoGuerilla, Arianit Xhaferi ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët masovikisht të dalin në protestë për të ngritur zërin kundër ndotjes dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve.

“Është e domosdoshme, sepse nëse presim që dikush tjetër do e bëj – nuk do e bëj askush tjetër. Fatkeqësisht ata që kanë fuqinë të vendosin për këtë gjë – ata shpesh na shohin si vota jo si njerëz, prandaj sa më shumë vota të shohin që u rrezikohet kolltuku i tyre aq më shpejtë do reagojnë, prandaj i lus të gjithë qytetarët që mos ta lënë për një herë tjetër, pra të gjejnë kohën ku do që ta gjejnë dhe të dalin ditën e premte në orën një. Po ashtu do kisha dashur të iu bëj thirrje edhe institucioneve të ndryshme, shkollave, universiteteve bizneseve të ndryshme, që gjatë ditës së premte nga ora 1 deri në orën 2 apo dy e gjysmë sa do të zgjasë protesta që ti lënë të lirë të gjithë punëtorët, të gjithë studentët dhe nxënësit që të dalin sa më tepër sepse është shumë me rëndësi”, deklaroi Arianit Xhaferi nga Lëvizja Eco Guerilla.

Protesta ka gjetur përkrahjen e dhjetërave organizatave joqeveritare në rajonin e Pollogut. Tetova konsiderohet si qyteti më i ndotur në vend, por edhe në Evropë. Ndotja po bëhet kryesisht nga kombinati i industrisë së rëndë “Jugohrom” që gjendet në periferi të qytetit, dhe që edhe përkundër rekomandimeve, Qeveria e lejon ate që të vazhdojë me punë dhe të ndotë masivisht tërë zonën. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>