Nuk ka pazarllëqe dhe takime të fshehta me VMRO DPMNE-në për “bombën” që posedon LSDM-ja. Kështu deklaron zëdhënësi i partisë Petre Shilegov duke komentuar shkrimet e fundit në 35, se gjoja kryetari Zaev dhe kryeministri Gruevski janë duke bërë pazare për “bombën”“Provat dhe materialet që disponon LSDM-ja, e që kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes kriminale të pushtetit aktual, nuk mund dhe asnjëherë nuk do të jenë objekt bisedimi dhe marrëveshjesh, rreth publikimit ose mospublikimit të tyre”, deklaroi Petre Shilegov – zëdhënës i LSDM-së.
Në një kohë që qarqet politike spekulohet për pazarllëk mes pushtetit dhe opozitës, ndërsa populli filloi të tallet me ekzistimin e “bombës” e cila paralajmërohet që prej vitit të kaluar, LSDM-ja thonë se gjithë kjo amulli do të marrë fund kur të vendoset publikimi i informatave.
“Në momentin kur do të filloj shpalosja e informatave, të gjithë do të ndalojnë së qeshuri dhe do ta kuptojnë seriozitetin për të cilin flasim ne”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Një pjesë e mediumeve por spekulojnë prej ditësh se takime të fshehta po mbahen mes Zaevit dhe Gruevskit, madje Zaevi dashka ta shkëmbejë “bombën” me qeveri teknike, e cila do të kontrollonte procesin zgjedhor. Por, dilema ngrihet nëse Gruevski do të pajtohej me një kërkesë të tillë apo jo, duke pasur parasysh mbështetjen 35tike që ka. Një pjesë e 35ve shkruajnë madje se kryeministër i mundshëm i qeverisë teknike do të jetë Vladimir Peshevski ndërsa Nikolla Todorov do të zëvendësonte Gruevskin, në postin e liderit në VMRO DPMNE. Megjithatë, informata e tillë është përgënjeshtruar deri tani, nga të dyja partitë. Natasha Stojanovska