Për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni pas aferës së përgjimeve, kryetari i LSDM Zoran Zaev, kërkon dorëheqjen e qeverisë Gruevski dhe krijimin e qeverisë kalimtare, që të krijojë kushtet për zgjedhje demokratike.“Obligimi i qeverisë kalimtare do të jetë sigurimi i plotë i ndarjes së partive qeverisëse nga institucionet, të cilat janë tashmë të okupuara, depolitizimi dhe departizimi i plotë i tyre. Në qeverinë kalimtare, nuk do të ketë vend për persona për të cilët ekzistojnë dyshime për pjesmarrje në veprimtari kriminale”, ka deklaruar lideri I LSDM-së Zoran Zaev. Paralelisht me formimin e qeverisë kalimtare, Zaev kërkon edhe proces të drejtë gjyqësor për aferën e përgjimeve të monitoruar nga bashkësia ndëkormbëtare. Opozita ka kërkuar edhe dorëheqjen e prokurorit publik dhe të drejtuesve të Radio Televizionit Shtetëror.
Partitë në pushtet vlersojnë se nuk është koha për qeveri kalimtare
Lidhur me këkresën e opozitës për qeveri kalimtare, VMRO-DPMNE-ja e kyeministrit Nikolla Gruevski, ka reaguar përmes një komunikate duke e akuzuar opozitën për “shantazh dhe tentim të rrënimit të rendit kushtetues”. “Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij , dëshmuan se dëshirojnë ta mbajnë shtetin me shantazhe, biseda të montuara, LSDM-ja nuk është asgjë tjetër por shërbëtore e skenarit për destabilizimin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Partneri shqiptar i koalicionit qeverisës, BDI, vlerëson se është herët për qeveri kalimtare. “BDI kërkon përfshirje urgjente të ndërkombëtarëve për një proces kredibël dhe transparent në zbardhjen e aferës së përgjimeve. Sa i përket kërkesës për qeveri kalimtare, BDI vlerëson se akoma nuk është koha për një hap të tillë, pa u vendosur dialogu i mirëfilltë mes partive politike dhe ende pa u angazhuar komuniteti ndërkombëtar , si ndërmjetësues në këtë process”, thuhet në qëndrimin e BDI-së.
Partitë e vogla pro qeverisë kalimtare
Kryetari i partisë “ Dinjiteti” Stojanço Angellov, ka këkruan nga kryeministri Gruevski të japë dorëheqje. Gjendja në Maqedoni është serioze, ekziston urrejtje dhe revoltë e madhe në mesin e qytetarëve. Kjo gjendje duhet të çtensionohet, sepse mund të arrihet deri te përshkallëzimi i situatës. Angellov i ka propozuar Gruevsit të formojë qeveri teknike. “ Pas 6 muajve le të dalim në zgjedhje dhe qytetarët le të vendosin se kush duhet ta udhëheqë me vendin”, vlerëson Angellov.
Ky pushtet nuk ka as kredibilitet as legjitimietet për të udhëhequr Maqedoninë, andaj sa më shpejt që të lagrohet kjo do të jetë në të mirë të qytetatrëve , thotë kryetari i Partisë Liberal Demokratike Goran Milevski.“Kërkojmë dorëheqjen e Gruevskit dhe të tërë kabinetit të tij despotik. Shpëtim i vetëm për Maqerodninë në këtë kaos, është formimi i qeverisë kalimatre në të cilën nuk do të ketë vend për manipulues, kontrabandues dhe politikanë të korruptuar”, vlerëson Goran Milevski.
Partia DOM vlerson se fundi i krizës politike duhet të fillojë me dorëheqejen e prokurorit publik, kthimin e opozitës në parlament dhe shtyqrtmin e mudësisë së formimit të qeverisë kalimtare.
I të njejtit mendim është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov i cili zgjidhjen e krizës e shef në funksionimin e mirëfilltë të parlamentit. “Vetëm me dialog politik dhe me debat të hapur, transparent, parlamenti mundet dhe duhet në mënyrë aktive të ndikojë në qetësimin e krizës politike, në sigurimin e kushteve për funksionimin e institucioneve dhe kthimin e besimit tek ato”, thekson Trajanov.
Për ish-kryetarin e parlamentit Stojan Andov, kusht i parë për formimin e qeverisë kalimtarë është dorëheqja e Gruevskit, i cili për momentin as që ka ndërmend të merr një hap të tillë thotë Andov.“ Mbetet vetëm një mundësi që ai të shkarkohet nga parlamenti, por edhe këtu ka problem real, sepse partia e tij VMRO-DPMNE, ka 62 deputetë që do të thotë se ka shumicën e duhur për të mos u votuar kundër qeverisë”, shprehet Andov.
Brukseli vazhdon të jetë i shqetësuar për Maqedoninë
Brukseli vazhdon të alarmojë seriozitetin e situatës politike në Maqedoni . Parlamenti Evropian , në rezolutën që miratoi për Maqedoninë, dënon përgjimet joligjore, kërkon shpalljen e të gjitha materialeve si dhe hetimin e tyre të plotë në një proces të pavarur dhe transparent gjyqësor. “Përgjimet duhet të hetohen ,ndaj çdo keqpërdorimi duhet të merren masa adekuate, në veçanti nëse ato shkelin çështjet fundamentale sikurse është sundimi i së drejtës dhe ndarja e pushteteve”, është shprehur Johanes Hahn, komisionieri për zgjerim i BE-së.
Sekretari i përgjitshhëm i NATO-s Jehn Stotenberg, thotë se Aleanca i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet politike në Shkup.NATO pret veprime të përgjegjshme nga të gjitha forcat politike në Maqedoni për tejkalimin e krizës politike. “ Ne nëvziojmë rëndësinë për hetim të pavarur dhe të plotë reth pretendimeve serioze si dhe nevojën që ata që janë të përgjegjshëm , të japin llogari rreth asaj që ka Ndodhur”, është shpreh Stoltenberg pas takimit të realizuar me kryeministrin Gruevski në Bruksel. (dw)