Pas festave, qytetarët përballem e borxhe, fatura dhe gjoba të larta

Qytetarët në Maqedoni theksojnë se pas festave tanimë po vjen në periudhë e rëndë për ta.Borxhet, faturat e reja të stërngarkuara, gjobat e larta dhe problemet e tjera janë tashmë problem i madh për çdo qytetarë që po mundohet të sigurojë mbijetesën në këtë periudhë të krizës.

“Në këtë muaj, pas ditëve të kaluara duke festuar dhe duke pushuar në atmosferë shtëpiake, disponimi shuhet, sepse qytetarët fillojnë të mendojnë për premtimet e parealizuara dhe xhepat e zbrazët”, shkruan Radio Evropa e Lirë në një reportazh për Maqedoninë.

Qytetarët theksojnë buxheti i zbrazët shtëpiak i lodhë psiqikisht dhe financiarisht. Pas harxhimeve të bëra për festa, dhuratave vazhdojnë pagesat e kamatave, kësteve dhe borxheve të kaluara. Të lodhur qytetarët pyesin si do të mbijetohet ky muaj?

“Varfëri e madhe, dhe çka nëse marr pension, për tre dit nëse më pyet nuk do të më mbeten asnjë denarë. Harxhime ka por para jo, gjithçka është shtrenjtuar”, deklarojnë qytetarët. Mefillimin e Viti të ri ,qeveria e Maqedonia ka miratuar një sërë ligjesh dhe masash të reja që godasin qytetarët. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>