Provimi shtetëror është shtyrë për në vitin 2018

Zbatimi i provimit shtetëror për studentët shtyhet për një vit, përkatësisht për vitin 2018. Ky është vendimi pas takimit në Qeveri mes përfaqësuesve të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Plenumit Studentor, Plenumit të Profesorëve dhe Ministrisë së Arsimit. Rektori Velimir Stojkovski theksoi se me këtë vendim është krijuar hapësirë për të shqyrtuar funksionimin e provimit shtetëror.
“Biseduam rreth dispozitave për provimin shtetëror, dispozitave për zgjedhje në tituj, për programe të reja studimore, për implementimin e sistemin e ri të kredive, nga 300 në 360, në përgjithësi për të gjitha ato dispozita për të cilat kishte reagime. Provimi shtetëror do të shtyhet për një vit, ndërsa për dy vite dispozitat e tjera. Gjatë kësaj periudhe do të kemi të gjithë hapësirë t’i përkufizojmë punët dhe të shqyrtojmë se a do të funksionojë në mënyrën e propozuar apo të gjejmë një mënyrë tjetër”, deklaroi Velimir Stojkovski, Rektor i USHKM-së.

Nga Plenumi Studentor paralajmërojnë se gjatë kësaj periudhë do të vazhdojnë të shfaqin argumentet dhe qëndrimet e tyre, kundër provimit shtetëror.
“Gjatë periudhës që është dhënë shtyrja, ne si Plenum Studentor do të vazhdojmë t’i shfaqim argumentet dhe qëndrimet tona, me të cilët konsiderojmë se duhet të tërhiqen dispozitat, së paku ato për provimin shtetëror, si pasojë e të cilave studentët janë më të dëmtuarit”, u shpreh Konstantin Bitrakov, Plenumi Studentor.
Lidhur me paralajmërimet e Plenumit Studentor, për okupim të hapësirave publike, sot përfaqësuesit e tij nuk deshën të komentonin. Mirëpo, pas takimit në faqen zyrtare të Plenumit Studentor në facebook, thuhej se: “Më takimin e sotëm asgjë nuk është vendosur, por vetëm Kryeministri ka dalë me propozim. A do të pranohet apo jo një ofertë e tillë, do të vendosin bashkërisht studentët!” Adrian Kerimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>