‘Provimi shtetëror’, studentët protestojnë nesër para Kuvendit

Presidenti Gjorge Ivanov takoi sot profesorët dhe studentët të cilët mbështesin ndryshimet ligjore ne arsimin e lartë. Përfaqësuesja e profesorëve Tanja Karakamisheva tha se para presidentit Ivanov ka mbrojtur ndryshimet ligjore si masë e cila Maqedoninë barazon me vendet e BE-së në sferën e arsimit. Karakamisheva madje kërkoi nga plenumi i profesorëve dhe studentëve që pakënaqësitë ti shprehin përmes dialogut dhe jo përmes protestave dhe bojkotit.

“Provimi shtetëror është vetëm njëri nga mekanizmat e përmirësimit të kualitetit në arsimin e lartë. Mendojmë se ajo zgjidhje do të jetë e mirë, mirëpo nuk do të thotë se nuk duhet edhe më shumë të përmirësohet. Nuk jemi për ndarje dhe as nuk i përkrahim ato. Edhe njëherë i japim shansin plenumit të profesorëve që të ulemi në tavolinë të përbashkët dhe t’i shohim qëndrimet tona të ndryshme. Do të mundohemi që në mënyrë konstruktive të vendoset mbi provimin shtetëror, për të gjitha palët e përfshira, veçanërisht në të mirë të arsimit të lartë dhe studentëve dhe kuptohet, në të mirë të zhvillimit të Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në BE”, u shpreh Tanja Karakamisheva, Profesoreshë.

Edhe studentët të cilët janë pjesë e Iniciativës, thanë se provimi shtetëror nuk shkel autonominë e universiteteve, duke shtuar se nuk pajtohen me atë se me zbatimin e provimit shtetëror, diplomat jepen nga shteti dhe jo nga universiteti.

“Biseduam, i shpalosëm mendimet tona dhe arsyetimet tona. Nuk pajtohem se cenohet autonomia e universiteteve. Mendoj se reformat janë të nevojshme dhe për këtë jemi të hapur dhe do të bisedojmë”, tha Trajçe Mitrev, Student.

Paketa ligjore pritet që nesër të miratohet në Kuvend. Plenumi Studentorë paralajmëroi se gjatë kohës kur do të mbahet seanca plenare në të cilën do të miratohet ndryshimet ligjore, ata do të tubohen para Kuvendit dhe do ti presin deputetët për ti duartrokitur . Pasi të miratohet ligji, dy plenumet njoftojnë se aktivitetet e tyre të ardhshme do të jenë kampimi para universiteteve, mbledhjet e hapura dhe forma tjera protestuese. Adrian Kerimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>