Sindikata e Arsimit dhe Shkencës (SASHK) paralajmëron riaktivizimin e grevës gjenerale më 20 janar të këtij viti, për shkak të mospasjes së rezultateve nga bisedimet me Ministrinë e Arsimit. SASHKU mbetet konsekuent në qëndrimet e saja, që të anulohen dënimet për mësimdhënësit që iu janë shqiptuar për shkak të mospërputhjes së notës me atë të testimit ekstern. SASHK-u gjithashtu kërkon edhe rritjen e pagave për 25 për qind.
Greva e paralajmëruar për më 20 janar kur edhe pritet të filloj gjysmëvjetori i dytë, do të jetë klasike, që nënkupton se mësimdhënësit do të paraqiten në vendet e tyre të punës, por nuk do ta realizojnë procesin edukativo arsimor.
Greva e SASHK-ut, nuk ndwrlidhet me pakon e reformave nw arsim që në orët e hershme të mëngjesit mori dritë jeshile nga komisioni amë. (alsat)