Mbrëmë ne orët e pas mesnatës qytetarë të shumtë të Tetovës janë ankuar për një erë të çuditshme gazi që ka kapluar qytetin dhe rrethinën, duke shkaktuar probleme të frymëmarrjes.Shumë mesazhe dhe telefonata shqetësimi kanë arritur edhe deri te aktivistët e lëvizjes Eco Guerilla. “Tetova një kohe të gjatë është peng i këtij terrori ekologjik që po ushtrohet mbi qytetarët e saj. Duke dashur që mos të krijohen spekulime dhe dyshime mbi përmbajtjen e këtij gazi, Eco Guerilla bën thirrje që në mënyrë urgjente të prononcohen zyrtarisht ministri i Ekologjisë dhe Komuna e Tetovës. Gjithashtu, ftojmë qytetarët që të paraqiten në linjën telefonike 0800 55 043 e cila është pa pagesë dhe web aplikacionin E-report Tetova, ku në çdo kohë mund ti paraqesin problemet me ndotjen e ajrit dhe ambientit”, thuhet në reagimin e Organizatës “Eco Guerrilla”. (lajm)