Qindra student sot janë tubuar para Parlamentit për të protestuar kundër miratimit të ligjit për arsim të lartë.Studentët janë tubuar me parullat antiqeveritare “Dëgjoni ardhmërinë e vendit tonë”, “Kë përfaqësoni dhe kujt i shprehni inate”, “Ne nuk ju votuam pa gdhirë mëngjesi”, “Nëse nuk përfundojë fakultet, dua të bëhem ministër”, etj.
Ndërkohë, para Parlamentit janë edhe qindra forca policore që po sigurojnë protestën, në të cilën po marrin pjesë edhe profesorë të plenumit të ashtuquajtur të profesorëve që gjithashtu janë kundër ndryshimeve të ligjit.
Derisa po zhvillohet kjo protestë, deputetët e Parlamentit sot pritet të votojnë ndryshimet e ligjit për arsim të lartë, që parasheh provimin shtetëror. Studentët dhe profesorët protestues kanë theksuar se ky ligj është antikushtetutes dhe ndërhyhet në autonominë e universiteteve. (INA)