Deputetë të caktuar të BDI-së kanë shprehur revoltë lidhur me fyerjen e tyre nga ana e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.
Në një nga bisedat e përgjuara të fundit të publikuara nga opozita, dëgjohet zëri i kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, i cili në bisedën me ministren e brendshme Gordana Jankullovska gjatë vitit 2011 i fyen deputetët shqiptarë si indianë.
Por, derisa nuk është ndërmarrë asnjë nismë zyrtare nga grupi parlamentar i BDI-së, dhe që u komentua vetëm si fjalor i ulët i Veljanovski, deputetë të caktuar kërkojnë shkarkimin e mënjehërshëm të kryetarit të Parlamentit.
“Emërtimi i tillë nuk do koment nga një kryetar i Parlamentit. Kjo nuk duhet të kalojë me heshtje dhe pa kërkuar përgjegjësi. Ai nuk ka kredibilitet për të udhëhequr më Parlamentin”, theksoi për INA, një deputet shqiptarë, duke theksuar se në të ardhmen e afërt do të bëjë publike nismën e tij.
Ja biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit
Zëri 1: Me indianët e kemi pastruar?
Zëri 2: Po, po. Me indianët kryesorë.
Zëri 1: Ë…?
Zëri 2: Them me indianët kryesorë është pastër, tani me tanët. Me tanët…
(INA)