A mund të jetë jokushtetuese një qeveri pa miratimin e kryetarit të shtetit?

Proteste-Flamuri-shqiptar-maqedonasSeanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, ka hasur në obstruksione të partive politike në Maqedoni, gjegjësisht nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së. Deri më tani replikat dhe kundër replikat gjatë seancave konstituive, në Kuvendi për diskutim janë paraqitur mbi 50 deputetë, por vetëm disa nga e kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit, edhe atë për Platformën shqiptare. E gjithë kjo mos mandatimi i Zaevit për formimin e qeverisë së re. A mund që zvarritja e Kuvendit, veçanërisht përcaktimi i kryekuvendarit të zgjatë me muaj dhe vite dhe cilët janë mundësitë kushtetuese që shumica parlamentare prej 67 deputetëve, të formojnë qeverinë edhe pa aprovimin e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Profesori universitar i çështjeve juridike, Mersim Maksuti, për Telegrafi Maqedoni thotë se nëse Gjorge Ivanov vazhdon ta shkelë kushtetutën, shumica parlamentare ka të drejtë me shumicë votash të vendosë për qeverisjen e ardhshme, duke marrë parasysh nga përcaktimi i mandatarit dhe deri te formimi i qeverisë së re.

‘Nëse Komisioni për çështje emërimi nuk arrin të propozojë kandidatin për formimin e qeverisë, atëherë të njëjtën kandidatët që nënshkruan për shumicë parlamentare, të propozojnë kandidat për kryetar Kuvendi dhe me shumicë votash Kuvendi e zgjedh kryetarin e ri të këtij institucioni. Kjo është procedura të cilën e parasheh rregullorja e Kuvendit, në të cilën bën obstruksione grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së’ dhe nuk ka tjetër alternativë.

Kushtetuta siç e shifni, edhe pse parasheh që kryetari i shtetit të përcaktojë mandatarin, por me që nuk ai nuk e përcakton mandatarin, Maksuti potencon se, atëherë ai e shkel Kushtetutën dhe i shton obstruksione asaj dhe automatikisht i len hapësirë shumicës parlamentare që ta krijojë vetë qeverinë sepse kryetari nuk mund të bllokojë shumicën e përfaqësuesve të popullit të cilët kanë të drejtë legjitime të krijojnë qeveri, ku mazhoranca ka të drejtë të vazhdojë me format demokratike për formimin e institucioneve dhe qeverisjen e vendit.

Poashtu edhe eksperti juridik, Bekim Kadriu vlerëson se bllokimi i Parlamentit është bërë edhe më herët prandaj edhe tani tolerohet nga këto vetë partitë por formimi i qeverisë së re pa aprovimin e Ivanovit nuk do të kishte pasoja juridike por qeveria e re do të etiketohet si qeveri jashtëkushtetuese.

‘Shumica parlamentare sipas Kushtetutës duhet të ketë mundësi që ta formojë qeverinë e re, është rregull e përgjithshme, jo vetëm te ne por gjithkund në botë. Nëse keni shumicë në Parlament, mund të keni mundësinë që ai të funksionojë. Tani OBRM-PDUKM e bllokon punën e parlamentit, gjë që është bërë edhe më herët nga parti të ndryshme, si nga BDI ashtu edhe LSDM-ja. Prandaj edhe këto parti e tolerojnë një gjë të tillë. Mënyra e rregullt mendoj se OBRM-PDUKM dhe kryesuesi i Kuvendit, Veljanovski, është që të presin të përfundojnë të gjitha diskutimet, më pas të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pastaj të zgjidhet qeveria. E dyta është që tejkalohet çështja e mandatit nga ana e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanovit, gjë që është diskutuar deri më tani. Pra të mos pritet që shumica parlamentare ta merr mandatin nga Ivanov i cili refuzon ta jep atë jashtë Kushtetutës. Të thirret një seancë e veçantë në të cilën do të jetë pika e rendit të ditës, zgjedhja e qeverisë dhe qeveria kështon tejkalon kryetarin e shtetit. Sigurisht kjo ka anët pozitive dhe negative, sepse edhe në atë seancë hipotetike OBRM-PDUKM do të bëjë obstruksione, megjithatë këto pengesa janë të përkohshme dhe duhet të tejkalohen’, deklaron Kadriu.

Kadriu për Telegrafi thotë se nëse mandatar caktohet Zaevi pa aprovimin e Ivanovit, ai thotë se juridikisht nuk ka asnjë pasojë. Përveç faktit që qeveria e zgjedhur në formë të këtillë do ta ketë etiketën nga partia e Gruevskit si qeveri jashtëkushtetuese, mirëpo nëse pritet mandati nga kryetari i shtetit dhe ai nuk e jep jashtë kushtetutës, tani Maqedonia dhe qytetarët nuk mund të qëndrojnë peng të shkeljes së Kushtetutës nga një individ. (telegrafi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>