A mundet prokurori special ta çojë Gruevskin pas hekurave?

gruevskiProkurori special ka dëshmi dhe materiale të mjaftueshme për ngritjen e padive penale kundër kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe njerëzve të afërt të tij, të përfshirë në përgjimet e publikuara që diktojnë vepra të mundshme penale.

Kështu vlerëson kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për të përjavshmen “Fokus”. Ai shprehet i bindur se prokurorit special i mjaftojnë tre muaj kohë për procedimin e këtyre rasteve, siç i mjaftuan prokurorit aktual për ngritjen e akt-padive për rastin “Puçi”. Përgjimet, sipas Zaevit, zbardhën informacione të mjaftueshme që mund të konfirmohen lehtë me hetim të pavarur.

“Pushteti në fillim thoshte se materialet janë të ngjitura dhe të krijuara. Tani nuk e thotë këtë, thotë se ka të dhëna. Por ‘Kosmos’ nuk është e dhënë. Kryeministri ka nxitur dhe organizuar rrënimin e objektit, ‘Kosmos’ është rrënuar. Manipulimet zgjedhore që dëgjoheshin te ‘bombat’ qëndrojnë edhe në raportet e OSBE/ODIHR-së, Most-it, Civil-it, gjithçka është dokumentuar. Fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit nuk është e dhënë, ishte temë tabu që u zbardh, Për të ruajtur pozitat dhe njerëzit e tyre, Gruevski dhe Jankullovska kanë qenë të gatshëm të shkojnë deri në fund. Të gjitha të dhënat në këtë rast mund të dëshmohen qartë, konkretisht dhe në mënyrë të saktë. Mjafton një njeri i guximshëm dhe i vendosur”, tha Zaev.

Përveç 32 padive të dorëzuara tashmë nga LSDM-ja, kreu i opozitës maqedonase paralajmëroi edhe padi të tjera, në bazë të përgjimeve të pa publikuara. Në këtë mënyrë shumë raste të papublikuara, mes të cilave edhe “Monstra”, sipas Zaevit do të zbardhen edhe për opinionin publik.

“Të gjitha shkojnë te Prokurori special – vijoi Zaev -. Ka grup pune që duhet t’i përgatitë paditë penale në bazë të materialit të papublikuar nga ‘E vërteta për Maqedoninë’. Duhet të sigurohet transparencë, të gjitha materialet do të shkojnë te prokurori special dhe në këtë mënyrë do të prekin në opinion dhe do të procedohen nga institucione publike të pavarura. Por qytetarët duhet të dinë, nuk ka material aq të saktë dhe të qartë që mund të thuhet me siguri se disa njerëzve do t’i ndryshojë fati nga ato materiale. Atë do ta vlerësojnë institucionet në krye me prokurorin, sidomos nëse ka material që mund të ipërfshiojë zhvillim krejt tjetër të institucioneve të caktuara”.

Nisma për prokurorin special sipas Zaevit do të vijë nga opozita, por ai pret që njerëz profesionistë dhe të guximshëm të dalin vetë në sipërfaqe periudhën në vazhdim. (e.b.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>