Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi në diskutimin e sotëm për ndryshimet kushtetuese në kuvend i porositi deputetët e VMRO-DPMNE-së që të bëjnë përjashtim dhe ta pranojnë Marrëveshjen e Prespës sepse në këtë mënyrë Maqedonia do të fiton shumë, transmeton Zhurnal.
Ademi e krahasoi këtë përjashtim me tërheqjen e idealit të tij për Shqipërinë e Madhe.
“Ti mbështesim amandamentet e propozuara. Kur fillova me aktivitetin tim politik, ideali im ishte bashkimi i gjithë viseve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar, kam pasur 18 vjet. Pastaj 8 vjet isha në burg. Në politikë njejtë sikurse edhe në jetë ndonjëher duhet të bëjmë kompromis për diçka të madhe, ndërsa e madhja e këti shteti është që të bëhet anëtare e familjes së madhe europiane”, tha Ademi, i cili nuk saktësoi se kur qenka tërhequr nga ideali i tij siç e quan ai “Shqipëria e Madhe”!?
Përndryshe Xhevat Ademi para një kohe fitoi tenderin milionësh për dhënien e licencave për autoshkolla në rajonin e Pollogut.