Nga partia më e madhe opozitare informojnë se po bëhen përpjekje për formimin e një fronti sa më të gjerë opozitar ku do të marrin pjesë të gjithë figurat publike me renome që do të shpallin interes. Po diskutohet me individë dhe parti më të vogla edhe nga blloku shqiptar.
Edhe pse nuk bëhen të ditur emra të përveçëm, burime të gazetës “Dnevnik” kanë thënë se disa nga protestuesit e “Revolucionit Lara-lara” do të ndodhen në vende të sigurta në listën për deputet. Përveç Pavle Bogoevskit dhe Uranija Pirovska, që ishin përfolur edhe më herët, në vende fituese do të ndodhen edhe Marjan Zabërçanec dhe Simona Spirovska – transmeton Zhurnal.
Një luftë e heshtur bëhet për bartësin e listës në njësinë e gjashtë ndërmjet ish-kryeredaktorit të Alsat-M Muhamed Zekiri dhe anëtarit të komitet qendror të partisë me prejardhje nga Tetova, Edmond Ademi. Fjalën e fundit do ta ketë dyshja Zaev – Sheqerinska.