Agjentë sekretë të Europolit të infiltruar mes emigrantëve në Greqi

refugjatet1Agjencia Evropiane e policisë Evropol ka dërguar ekip agjentësh sekretë në qendrat për regjistrimin e emigrantëve nëpër Greqi, me qëllim që të pengohet infiltrimi i operatorëve të Shtetit Islamik dhe të zvogëlohen aktivitetet e rrjeteve të tjera kriminale, njofton “Katimerini”.

Në intervistën për botimin e së dielës, Robert Çrepinko, drejtor slloven i Qendrës evropiane të sapoformuar për kontrabandën e emigrantëve (EMSC) e cila është në kuadër të Europolit, deklaroi se 10 policë sekretë në detyrë sekrete aktualisht janë të stacionuar në ishujt e Egjeut Lezbos, Samos, Hios dhe Leros, si dhe në limanin në Pire, me detyrë që t’i kontrollojnë emigrantët e dyshimtë dhe t’i krahasojnë me të dhënat e Europolit, në Hollandë.

Operacioni është konkluduar në samitin urgjent të ministrave për Punë të Brendshme të BE-së pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor. /MIA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>