Në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Veles sot në mëngjes është regjistruar ndotje e ajrit.
Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor, koncentrime më të larta të PM10 kanë matur në Gazi Babë 270 mikrogramë në metër kub, Tetovë 197, Manastir 169, Qendër 159, Karposh 147, Lisiçe 135, rektorat 113 dhe në Veles 96 mikrogram në metër kub.
Mbi koncentrimet e lejuara PM10 grimca ka edhe në Kavadar, ku janë regjistruar 43 mikrogramë në metër kub. (alsat)