AKEP (Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare) publikon listën e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor për tre operatorët

akep-publikon-listen-e-tarifave-roaming-ne-ballkanin-perendimor-per-tre-operatoretSot më datë 1 Korrik 2019, ka filluar reduktimi i ndjeshëm i tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor. Prej ditës së sotme qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor do kenë mundësi të komunikojnë me tarifa të reduktuara roaming kur udhëtojnë në këto vende. Tarifat roaming që qytetarët Shqiptarë do të paguajnë prej ditës së sotme 1 Korrik 2019 kur udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor (Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbi) reduktohen me 87% deri në 99%.

– Max 1 (Udhëzimi nr.3 i AKEP) do të aplikohet nga Vodafone Albania duke filluar nga data 1 Korrik 2019, dhe është operatori i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mundëson nga data 1.07.2019 përdorimin e paketave brenda vendit (me parapagim dhe paspagim) edhe në roaming në Ballkanin Perëndimor, sipas modelit të aplikuar në BE. Njësitë (minuta/SMS/MB) që përdoren në roaming në BP, tarifohen sipas vlerave maksimale më sipër, dhe këto njësi i zbriten njësive përkatëse të pëërfshira në paketën që keni aktive brenda vendit. Pra përdorimi Fol si n’shpi edhe me paketën me parapagim apo paspagim si modeli i BE RLAH+.

– Max 2 (Udhëzimi nr.8 i AKEP) do të aplikohet nga Telekom Albania dhe Albtelecom për një periudhë tranzitore maksimumi deri në 31 Dhjetor 2019, për të kaluar më pas në Max 1. Gjatë kësaj periudhe, njësitë (minuta/SMS/MB) që përdoren në roaming në BP, tarifohen sipas vlerave maksimale më sipër (Max 2), por këto njësi nuk i zbriten njësive përkatëse të pëërfshira në paketën që keni aktive brenda vendit.

– Max 3 (Udhëzimi nr.2 i AKEP) aplikohet nga të tre operatorët për përdoruesit me parapagim dhe me kontratë që nuk kanë një paketë aktive brenda vendit, ose kur kanë mbaruar njësitë e përfshira në paketë.

– Në mënyrë që përdoruesit me parapagim, që kanë aktivizuar ofertë/bundle, të përfitojnë nga tarifat e Max 1 dhe Max 2, përvec ofertës ata duhet të kenë dhe kredite në llogarinë e tyre me parapagim, dhe shpenzimet shtesë i zbriten nga këto kredite sipas shpenzimeve të matura me tarifat e cituara.

– Tarifat e mësipërme janë tavane të përcaktuara nga AKEP në vendimet dhe udhëzimet e cituara më sipër, dhe operatorët celularë aktualisht kanë njoftuar se do ofrojnë dhe tarifa më të lira se këto tavane, si dhe paketa të tjera të favorshme për roaming në Ballkanin Perëndimor dhe AKEP rekomandon përdoruesit të komunikojnë/marrin  informacionin e duhur për këto tarifa nga operatori përkatëse përpara se të vizitojnë dhe përdorin roaming në këto vende.

– Te gjitha tarifat janë në Lek me TVSH.

Ky reduktim i tarifave roaming u bë i mundur nga zbatimi i “Marrëveshje mbi Reduktimin e Çmimeve të Shërbimeve Roaming në Rrjetet Publike të Komunikimit Celular në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, të nënshkruar më datë 4 Prill në Beograd nga ministritë përgjegjësë për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia). Për Shqipërinë marrëveshja u nënshkrua nga Znj.Dorina Cinari, Zv.Ministre e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

AKEP, në zbatim të marrëveshjes ndërqeveritare, pas procesit 30 ditor të këshillimit publik, me Vendimet Nr.21-24, datë 24.06.2019 përcaktoi detyrimet e operatorëve celularë për zbatimin e marrvëshjes rajonale të roamingut, të cilat përfshijnë aplikimin e modelit RLAH+ (Roam Like At Home Plus apo Fol si n’shpi+) nga data 1 Korrik 2019 dhe RLAH (Fol si n’shpi) nga data 1 Korrik 2021 kur përdoreusit celularë udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. AKEP më datë 26 Korrik u ka dërguar operatorëve celularë Udhëzime dhe sqarime përkatëse për zbatimin e vendimeve, si dhe zgjidhje alternative me qëllim akomodimin e vështirësive teknike me të cilat ndeshen operatorët për zbatimin e detyrimeve brenda një afati të shkurtër kohor.Kliko këtu për Udhëzimet

Këto reduktime për roamingun në vendet e Ballkanit Perëndimor vijnë për qytetarët Shqiptarë në vijim të reduktimit të tarifave roaming Shqipëri-Kosovë që filluan të implementohen më datë 15 Qershor 2019. AKEP dëshiron të falenderojë operatorët celularë për mundësimin e përfitimeve të ndjeshme për qytetarët Shqiptarë për roamingun në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në mënyrë të vecantë Vodafone Albania, që me aplikimin e tarifave sipas Max 1 është operatori i parë dhe i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka tejkaluar vështirësitë teknike për implementimin 100% të modelit RLAH+ për përdoruesit e paketave (bundle) me parapagim dhe paspagim nga data 1 Korrik 2019.

AKEP dëshiron të falenderojë gjithashtu Ministrinë e Infratsrukturës dhe Energjisë për bashkëpunimin dhe mbështjen e dhënë në procesin e nëshkrimit dhe zbatimit të marrveshjes së roamingut rajonal. Duke ju uruar qytetarëve Shqipatër udhëtim të këndshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor me tarifa të reduktuara ndjeshëm dhe përfitime Fol si n’shpi+, duke filluar nga 1 Korrik 2019. AKEP do vijojë punën për rritjen e përfitimeve të qytetarëve Shqiptarë edhe për roamingun në vendet e Bashkimit Evropian në të ardhmen, duke mbështetur inisiativat e Qeverisë në këtë drejtim, nëpërmjet bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>