Në Karadakun e Shkupit nga orët e para të mëngjesit po zhvillohet një operacion i gjërë i forcave policore maqedonase.
Siç bëjnë të ditur për INA, burime jozyrtare nga fshati Malinë operacioni i gjërë i njësiteve të MPB-së ka nisur nga orët e mëngjesit në fshatrat Malinë dhe Brezë dhe se bëhet fjalë për një operacion të gjërë policor.
Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski i pyetur nga gazetarët as nuk e konfirmoi as nuk e demantoi informacionin lidhur me operacionin që po zhvillohet. Deri tani nuk ka hollësi se çfarë po ndodhë në këtë zonë malore, që është e përfshirë nga njësite të shumta policore. (INA)