Alarm për bombë në Gjimnazin „ Kiril Pejçinoviq“ në Tetovë, ndërpritet mësimi dhe nxirren nxënësit nga mësimi
Për shkak të alarmit për bombë në Shkollën e Mesme – Gjimnazin „ Kiril Pejçinoviq“ në Tetovë mësimi u ndërpre dhe nxënësit u larguan nga klasat e tyre.
Nuk ka ende informata zyrtare nga policia!
Sipas MPB-së, mëngjesin e sotëm ka pasur kërcënim me bombë në disa shkolla në Shkup, Koçan, si dhe në dy shkolla në Shtip.
Në disa shkolla, pas inspektimeve nga MPB, mësimi ka rifilluar.
MPB njofton se gjatë ditës do të ketë më shumë informacione për këto raste.