Artistët tetovarë kanë protestuar në mënyrë të veçantë kundër ndotjes dhe deponisë së plehrave. Në mes të mbeturinave ata kanë luajtur suitën “Ajri” të Bahut në shenjë revolte kundër pikës së grumbullimit të plehrave në hyrje të Tetovës.
Kjo protestë është organizuar nga organizata “Ecoguerilla” në prag të festivalit të filmit dhe poezisë “Ditët e Naimit”, kur pritet shumë artistë të qëndrojnë në Tetovë. (ina)