Albin Kurti mohon përkrahjen ose mbështetjen e ndonjë subjekti politik në Maqedoni.

AlbinNë pyetjen direkte nga gazetari, se “cili do të jetë roli i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni sepse z. Ahmeti e ka quajtur këtë si përzierje në çështje të brendshme të Maqedonisë?”

Kryeministri Kurti mohon përkrahjen gjegjësisht mbështetjen e drejtpërdrejtë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Partive të dyshimta që financohen me para nga qarqet që mbështesin “islamit politik”!

“Lëvizja Vetëvendosje!, nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje!, nuk është se marrim pjesë këtu.”

 

Pyetje: Tash Maqedonia janë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të cilat pothuajse e kanë të njëjtin afat a pritet të ketë kandidat shqiptar, nuk do të ketë kandidat shqiptar? Si e vlerësoni juve, duhet të ketë kandidat shqiptar për presidentin po flasim, pasi ka zëra që do të shkojë pro fronteve evropiane, nëse ka apo nuk ka e kështu me radhë, cili është komenti juaj për këtë dhe për pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje!, që po flitet. Kryeministër më fal, cili do të jetë roli i Lëvizjes Vetëvendosje!, në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni sepse z. Ahmeti e ka quajtur këtë si përzierje në çështje të brendshme të Maqedonisë?

Kryeministri Kurti: “Së pari i përket qytetarëve këtu, i përket partive politike që të vendosin se nëse do të kenë kandidat e kush do të jetë ai ose ajo. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje!, nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje!, nuk është se marrim pjesë këtu.
Unë dëshiroj që të ketë pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje sepse kjo i kontribuon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë përfshirë edhe mërgatën i ka nxjerrë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me një përqindje prej 29 për qind nëse nuk  gaboj dhe natyrisht që duhet të vendosin se a do të kenë kandidat e kush do të jetë ai ose ajo. Faleminderit shumë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>