Ambasadori Bailey, studentëve: Nëse doni ndryshim, ngriteni zërin!

Amb Jess BaileyAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jess Bailey, iu bëri thirrje studentëve të Republikës së Maqedonisë që të ngrisin zërin për të drejtat e tyre.

Ai tha se në Maqedoni, mundësia për veprim është gjithandej, prandaj ftoj studentët që të angazhohen gjatë zgjedhjeve, të raportojnë parregullsitë dhe korrupsionin në autoritetet kompetente ose ne media.

“Mënyra e vetme që të ndryshohet diçka është që të angazhoheni”, tha Bailey, njofton Portalb.Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë në UKIM, tha se edhe mediat në Maqedoni shkelin shumë nga të drejtat e njeriut, si presumcionin e pafajësisë, të drejtat e grave dhe të drejtat e fëmijëve.

Këto komente u bënë sot, gjatë takimit të ambasadorit të SHBA-së me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>