Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane Amelie de Montchalin, në konferencë për shtyp në Bruksel shprehu bindje se metodologjia që e publikoi Komisioni Evropian të mërkurën do të jetë e kënaqshme për Francën, por ende nuk garanton hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars.
Franca insiston që metodologjia e re të përfshijë katër parime të rëndësishme: kthyeshmërinë, menaxhimin politik me procesin gradual dhe specifik.
Sipas diplomatëve në Bruksel të cilët janë të njoftuar me projektin e KE-së këto kërkesa të Parisit do të jenë të kënaqshme. Pastaj vendet anëtare do të duhet gjatë muajit të ardhshëm ta pranojnë këtë metodologji të re dhe të vendosin nëse japin dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Sekretarja shtetërore franceze për punë evropiane në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel tha se nuk mund të tregojë tani për tani se cila do të jetë pozita e Francës derisa nuk publikohet reforma e procesit si dhe raporti i Komisionit Evropian për reformat në vende, i cili pritet në mars gjithashtu.
“Duhet të ketë marrëveshje midis vendeve-anëtare, të miratohet, të sigurohemi se në raportin e KE-së në mars jep diagnozë pozitive edhe po të ketë udhërrëfyes të vërtetë ekonomik, ndërsa jo monopol gjyqësor dhe administrativ në rajonin në të cilin duam të kemi peshë, duhet të ketë propozime konkrete ekonomike, ndryshe flasim për politikën në sinjal siç e quaj që të ndjehemi mirë moralisht”, tha de Montchalin në pyetjen e AIM nëse Franca do të japë dritë të gjelbër për negociata përderisa metodologjia është e kënaqshme për Parisin.
Amelie de Montchalintha se pret të ketë “diskutim të hapur me vendet tjera anëtare në këtë temë dhe ta shikojë raportin e Komisionit Evropian për reformat”, duke shtuar se “nuk ka automatizëm”./Telegrafi/