Çka është Budallallëku dhe a ka fund?
BUDALLALLËK m. bised.
- Të qenët budalla a i trashë nga mendja, vetia e një njeriu budalla; marrëzi; kund. mençuri. E ka (e bën) nga budallallëku. Me budallallëkun e vet.
2. Veprim, sjellje a punë prej budallai; fjalë a shprehje prej budallai; marrëzi. Budallallëk me brirë. Budallallëqe me thes. Bën budallallëqe. Thotë (flet) budallallëqe.
ja disa shprehje të zgjedhura:
“Budallallëku është kultivimi i qëllimshëm i injorancës.” William Gaddis
„Askush nuk ta vë veshin derisa të thuash ndonjë budallallëk.“ Arthur Bloch
„Budallallëku është zanati më i vjetër i botës, bashkë me një tjetër më të respektuar. „ Daniele Gasparri
„Budallallëku është më tërheqës se inteligjenca.” Claude Chabrol
„Pse inteligjenca njerëzore ka kufij, ndërsa budallallëku jo? “ Georges Courteline
„ Kujdes: inteligjenca ndriçon, budallëku vërbon.“ Fulvio Fiori
„T’i kundërvihesh budallallëkut është veprim budallenjsh.“ Pino Aprile
„Gjëja që më shqetëson është kur shoh se gjenialiteti ka kufijtë e tij, ndërkohë që budallallëku nuk ka.” Alexandre Dumas (i biri)
„Kundër budallallëkut edhe hyjnitë janë të paafta. Do të duhej Zoti. Por të zbriste vetë Ati, jo të dërgonte të Birin. Nuk është koha për fëmijë.“ John Maynard Keynes
„Natyrisht që mendjemëdhenjtë janë edhe mediokër. Po të ishin të zgjuar, do ta kishin kuptuar budallallëkun e mendjemadhësisë së tyre. „ Vittorio Buttafava
“Më shumë se çdo gjë më tremb budallai që përpiqet të bëjë biseda inteligjente.” Angelo Gatti