Në orët e vona të natës, Arianit Xhaferi, si pronar i kompanisë për furnizim me energji elektrike “U Power” i biri i funksionarit të BDI-së, Musa Xhaferi , ka sulmuar fizikisht Kryetarin e KRRE-së, Marko Bislimovski. Shkaku i sulmit fizik është procedura e filluar nga ana e Komisioni për Energjetik për marrjen e licensës së firmës së familjes Xhaferi. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të zënkës së Xhaferit me Bislimovskin.
Lidhur me këtë rast është prononcuar edhe MPB-ja.
“Më 05 10.2021 në ora 23.54 në SPB – Shkup, M.B (45) nga Shkupi ka denoncuar se në verandën e një objekti hotelerik në rajonin Qendër ka qenë fizikisht i sulmuar nga A.XH (28) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim adekuat” – thonë nga MPB-ja.
Siç shkruajnë mediat në gjuhën maqedone, dëshmitarët kanë thënë se Xhaferi është ulur në tavolinën ku gjendej Bislimovski dhe pas disa minutave të bisedës fizikisht janë përplasur. Sipas Deutsche Welle në gjuhën maqedone, Xhaferi së pari ka kërkuar sqarime nga Bislimovski përse Komisioni për Energjetike ka filluar procedurën për marrjen e licensës së firmës së tij, kurse më pas e ka sulmuar fizikisht.
Nga KRRE-ja kanë thënë se pas incidentit, Kryetari Bislimovski ndjehet mirë dhe se sulmi është denoncuar në MPB. Nga atje bëjnë me dije se do të vazhdojnë të mbrojnë konsumatorin dhe të sigurojnë stabilitetin e sistemit elektro-energjetik si dhe konform ligjeve do të vazhdojnë t`i zbatojnë procedurat në bazë të argumenteve e jo të forcës fizike.
MPB: “Menjëherë pas denoncimit të ngjarjes janë marrë masa adekuate, është përgatitur njoftim me shkrim për PTHP Shkup, janë bërë biseda me dëshmitarë të ngjarjes, është siguruar video-xhirimi, është biseduar me të denoncuarin A.XH i cili plotësisht ka pranuar veprën dhe pas konsultimeve me Prokurorin Publik do të përgatitet kallëzim penal për veprën penale dhunë sipas nenit 386 të Kodit Penal”
Nga KRRE-ja kanë thënë se pas incidentit, Kryetari Bislimovski ndjehet mirë dhe se sulmi është denoncuar në MPB. Nga atje bëjnë me dije se do të vazhdojnë të mbrojnë konsumatorin dhe të sigurojnë stabilitetin e sistemit elektro-energjetik si dhe konform ligjeve do të vazhdojnë t`I zbatojnë procedurat në bazë të argumenteve e jo të forcës fizike.
Përmes një statusi në Facebook, Zv/Kryeministri për luftë kundër korrupsionit ka dënuar këtë rast dhe se tashmë po veprojnë institucionet.
VMRO-DPMNE: “Kur BDI dhe LSDM dakordohen, për 14 njerëzit që u dogjën në Tetovë bashkërisht thonë se fajtor është kablloja, kur nuk mund të dakordohen për biznese, ndajnë grushte midis Shkupit sikurse Bislimovski dhe i biri i Xhaferit”.