BDI alarmon faktorin ndërkombëtar: Po përjashtohen shqiptarët nga institucionet kyçe në vend

bdiBDI ka njoftuar se ka informuar zyrtarisht Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë mbi shqetësimet e thella në lidhje me, siç thonë ata, përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet kyçe të shtetit në Maqedoninë e Veriut.

 

Kjo gjë, sipas BDI-së, ngre shqetësime serioze mbi qëndrueshmërinë e institucioneve kulturore shqiptare dhe mbështetjen e barabartë të barazisë kulturore në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa jep disa të dhëna në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, ku sipas BDI-së situata paraqitet tejet alarmane, thekson gjithashtu, rrezikun e strukturës multietnike të shtetit. BDI pretendon se vetëm 1 „shqiptar“ është mes 12 këshilltarëve kryesorë të ministrisë.

Për më shumë se dy dekada, përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunitetin ndërkombëtar dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, është bërë përparim i rëndësishëm në integrimin e popullit të dytë më të madh në vend në strukturat shtetërore.

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë një prirje shqetësuese të kundërt, me përjashtim sistematik të shqiptarëve në shumë sektorë kyçë të qeverisjes dhe administratës publike.

Në fushën e kulturës, ndarja e fundit e fondeve shtetërore tregon një mospërfaqësim të dukshëm të shqiptarëve, ku projektet shqiptare kanë marrë më pak se 12% të buxhetit, ndonëse shqiptarët përbëjnë midis mbi 29% të popullsisë së vendit.

Kjo ngre shqetësime serioze mbi qëndrueshmërinë e institucioneve kulturore shqiptare dhe mbështetjen e barabartë të barazisë kulturore në Maqedoninë e Veriut.

Në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, situata paraqitet edhe më alarmante:

Asnjë shqiptar në mesin e 10 drejtorëve të drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes.

Asnjë shqiptar në mesin e 29 udhëheqësve të njësive brenda ministrisë.

Vetëm 1 shqiptar mes 12 këshilltarëve kryesorë të ministrisë.

Këto të dhëna dëshmojnë një proces sistematik të përjashtimit të shqiptarëve nga rolet vendimmarrëse në institucionet shtetërore, i cili vë në pikëpyetje përkushtimin e qeverisë ndaj qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe respektimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Me këtë po rrezikohet struktura multietnike e shtetit”, thuhet në deklaratë.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nënvizon në letrën drejtuar faktorin ndërkombëtar se, Maqedonia e Veriut ka përfituar ndihmë të madhe prej tyre sa i përket ndërtimit të institucioneve të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, por theksohet më tej, parimet e sipërpërmenduara, po sfidohen drejtpërdrejt përmes ndryshimeve të fundit.

“Kjo prirje e organizuar e marginalizimit nuk është një fenomen i izoluar, por një zhvillim sistematik që kërcënon barazinë institucionale dhe procesin e integrimit euroatlantik të vendit.

Maqedonia e Veriut ka përfituar ndihmë të madhe nga partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar institucione të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, por këto parime po sfidohen drejtpërdrejt përmes këtyre vendimeve të fundit.

BDI u bën thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut, që të trajtojnë këto shqetësime përpara se të bëhen strukturore dhe të vështira për t’u rikthyer.

Sigurimi i përfaqësimit të drejtë dhe shmangia e margjinalizimit institucional janë thelbësore për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt një të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

rtsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>