Bekim Rexhepi tregon kah do të kalojë rruga Tetovë – Prizren në anën e Maqedonisë së Veriut

tetove-prizrenZëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në “10 Minuta” në TV21 ka zbuluar variantin vendimtar të trasesë së rrugës Tetovë – Prizren.

 

Ai tha komisionet e të dy vendeve janë dakorduar që traseja të fillojë nga Tetova, do të kalojë kah Kodra e Diellit, nëpër fshatin Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë të Tetovës.

Ai theksoi se është zgjedhur ky variant, për shkak të lartësisë më të ulët mbidetare.

“U përcaktuam për këtë variant, sepse lartësia mbidetare e këtij aksi rrugor është 1100 metra dhe pjesa tjetër që është me rëndësi, është se një pjesë bukur e madhe e këtij aksi është veçse trase e asfaltuar”, tha Rexhepi, duke shtuar se kjo rrugë vetëm duhet të zgjerohet.

Ndryshe, ditë më parë ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn Aliu së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së, Bllagoj Boçvarski, nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit i cili do të jetë pjesë e rrugës Tetovë – Prizren.

Ata njoftuan se financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>