Bomba e 23-të e opozitës zbulon planin për sulm fizik ndaj Zhernovskit

Opozita sot publikoi bombën e 23 me radhë në Kapishtec të Komunës Qendër. Edhe në këto biseda protagonistë kryesorë ishin Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski. Në njërën nga bisedat dëgjohet se si kryeministri Gruevski dhe ministri Janakievski bëjnë plane për të grumbulluar njerëz para objektit të Komunës Qendër, ku edhe përgatitej skenar për sulm fizik ndaj kreut të kësaj komune Andrej Zhernovski.

N.G: Të premten do të grumbullojmë diku 2000 persona para Qendrës, një pjesë do të futen edhe brenda, sepse apo qytetarët kanë të drejtë të hynë, të shohim të mendojmë të ngrihet njëri dhe tre- katër shpulla t’ia jep para të gjithëve. Nuk mundet t’i bëhet asgjë, nuk ka lëndime trupore për kallëzim penal, ka vetëm kallëzim kundërvajtës.

M.J: A…mirë është këshilltarët të bëjnë ashtu siç bëjnë për buxhetin.
N.G: Si?
M.J: Këshilltarët tanë të bëjnë ashtu siç bëjnë për buxhetin. Të dalin, të bërtasin kundër ligjit, nuk je ti kushtetutë që të vlerësosh, kush je ti, kushtetutë që të vlerësosh?
N.G: Po, po…do t’ia thyejmë seancën.
M.J: Ashtu!
N.G: Nuk do të mund të mbaj seancë.
M.J: Dakord, do ta bëj gati edhe Martinin.
N.G: Por, me argumente do ta fryjmë atmosferën se po bën fals që më pas të ketë arsyetim për atë hap.
M.J: Dakord. Do të përgatitem, do të dëgjohem edhe me Martinin…I kam të gjitha argumente.
N.G: Dakord.
M.J: Mirë. Përshëndetje.

Në një bisedë tjetër dëgjohet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe shefi i kabinetit në Kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer. Jankullovska porositë Protugjerin që militantët të kenë kujdes me sulmet ndaj shtabeve të partisë së Lube Boshkovskit.

G.J: Alo.
M.P: Ej, fol Gorde?
G.J: Martin më fal, që këtë porosinë ta ridërgova, që të jemi më efikas. Aj disi këtyre tanëve t’iu themi të mos budallallepsen me shtabet. Tanët nga UFR (Unioni i Forcave të Reja) thyejnë shtabet e Lubes.
M.P: Mirë, mirë.
G.J: E tani ti e di, unë dal them marrëzira, them se nuk mund t’i gjejmë, kurse në Qendër është Dame, e di Dame Mirçevski.
M.P: Mirë, mirë.  

Në biseda tjera përsëri dëgjoheshin dy protagonistët Gruevski e Janakievski. Të dy bëjnë planë që pronarët e disa objekteve t’i bindin që objektet e tyre të përfshihen në projektin “Shkupi 2014” dhe të marrin pamje barok. Ndërkaq, kreu i komunës Qendër Andrej Zhernovski para qyetetarëv porositi kryeministrin Gruevski se shuplakën e radhës që do ta pësoj ai më 26 prill, do të jetë shuplakë e vërtetë nga banorët e Komunës Qendër. Adrian Kerimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>