Bomba e 29-të e opozitës ka të bëjë me vrasjen e të riut Martin Neshkovski. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev publikoi sot biseda, në të cilat sipas tij, dëgjohen kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov. Zaev akuzoi pushtetin se ka fshehur vrasjen e Martin Neshkovskit në mbrëmjen kur VMRO DPMNE-ja po festonte fitoren në sheshin e Shkupit.
Pjesa e dytë e bisedave të publikuara, sipas Zaevit dëshmon se polici që kishte vrarë të riun Martin Neshkovski ka qenë në detyrë zyrtare, ndryshe nga ajo që kishte deklaruar policia. Sipas LSDM-së, për Jankullovskën nuk ka rëndësi jeta e humbur, por për popullarizimin e rastit në media.
Zaev publikoi edhe një bisedë mes Gruevskit dhe Jankullovskës, që sipas tij dëshmon se kryeministri ka qenë i informuar në detaje për rastin, por ka dhënë urdhër që MPB-ja të del me të dhëna të rrejshme rreth përfshirjes së policisë në vrasjen e Neshkovskit. Ai kërkon opinionit dhe mediave tu thuhet se polici Spasov nuk ka qenë në detyrë në momentin e vrasjes.
Bisedat e plota…