Një miliardë euro Maqedonia duhet t`ia kthejë kreditorëve nga fundi i këtij viti dhe gjatë dy viteve të ardhshme.
Sipas Strategjisë fiskale të vendit për periudhën 2015- 2017 është paraparë pagesa e kredisë dhe borxheve me një vlerë prej rreth gjysmë miliardë apo mbi 450 milionë euro. Vetëm gjatë vitit të ardhshëm do të duhet të paguhen mbi 328 milionë euro, edhe ate mbi 227 milionë ndaj kreditorëve të huaj, dhe 101 milionë euro ndaj kreditorëve vendor, transmeton Plusinfo.
Pjesa tjetër e borxheve dhe kredisë do të duhet të shlyhet deri në fund të vitit 2017. Këto të dhëna janë evidentuar në strategjinë fiskale për dy vitet e ardhshme.
Por edhe përkundër kësaj, Qeveria ka marrë hua të re, pavarësisht alarmit të deficitit.
Bëhet fjalë për 83 milion euro, të sapo miratuara nga Banka Botërore. Paratë pritet të shkojnë për “Projektin e ndërtimit dhe zhvillimit të rrugëve të vendit”. 78 milionë euro nga këto para, gjatë 3 viteve të ardhshme do të përdoren për ndërtimin e rrugës me dy korsi, mes Rankovcës dhe Kriva Pallankës, rreth 27 kilometra e gjatë. Huaja duhet të kthehet për 28 vjet, ndërkohë që periudha e tolerancës, do të jetë 8 vjet.
(INA)