Byrnes: Nuk është sekret që qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit

Ambasadorja amerikane në Shkup Kate Marie ByrnesAmbasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, sot në konferencë para gjykatësve tha se qytetarët e RMV-së nuk kanë besim në gjyqësor.

 

Ajo iu referua anketës së mëhershme nga “Eurothink”, duke thënë se vetëm 8 % e qytetarëve kanë besim në gjyqësor. Byrnes tha se që të kthehet besimi i qytetarëve, është e nevojshme që ata të shohin se sistemi funksionon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është sekret që opinioni nuk beson te gjyqësor. Në fakt, një sondazh i fundit i Eurothink zbuloi se vetëm 8% e qytetarëve në Maqedoninë së Veriut i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë. Natyrisht, ka shumë punë për të bërë, përfshirë reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve, por duhet të adresohen edhe perceptimet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon”.

“Qytetarët duhet të sigurohen se rastet e tyre do të shqyrtohen nga gjykatat neutrale dhe të pavarura brenda një kohe të arsyeshme. Ky është një parim bazë në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, tha mes tjerash Byrnes, në konferencën gjyqësore ndërkombëtare “Pavarësia e gjyqësorit përmes procesit të reformës – Pritjet dhe realiteti”.

Sipas saj, gjyqësori duhet të jetë efikas, i pavarur dhe të zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.

Telegrafi

 

Ndoshta Ambasadorja nuk i dinë detalet, por qytetarët e dinë shumë mirë, se gati të gjithë ish shërbyesit në MPB – UDB vlen më shumë për shqiptarët, më pas punësohen në sistemin e “Drejtësisë” ose si Avokat ose si Gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>