Çfarë fshihet pas pritjeve të gjata që po i bëjnë qytetarët të mendojnë dy herë për të vizituar Prishtinën?
Pas shumë vitesh, shqiptarët për herë të parë po mendojnë dy herë nëse ia vlen të shkojnë në Prishtinë për një drekë apo për të vizituar familjarët dhe miqtë.
Pritjet e gjata dhe të papranueshme në pikat kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë krijuar një pengesë të madhe në lëvizjen e lirë të njerëzve.
Shkupi dhe Prishtina, dy kryeqytetet më të afërtat në rajon me një udhëtim prej më pak se një ore, tani janë bërë të paarritshme.
Është e qartë se pas kësaj situate ka një plan për të ngadalësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy anëve të kufirit dhe siç duket vonesat jane te qellimshme dhe kane për qellim dekurajimin e lidhjeve te forta e te ngushta mes dy shteteve, posaçërisht te shqiptareve.
Kjo duket si një përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri.
Dhe më e dhimbshmja, partitë me 1% mbështetje janë bërë bashkëpunëtorë të kësaj politike.
Është koha që qytetarët dhe institucionet të reagojnë ndaj kësaj pengese artificiale që po dëmton marrëdhëniet tona vëllazërore dhe po frenon zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet shqiptarëve.
Lëvizja e lirë nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë për popullin tonë në të dy anët e kufirit! me të drejtë reagon BDI të cilët nuk mund të amnestohen nga përgjegjsia për këtë situatë që mbizotëron tek shqiptarët.
Kjo vlen edhe për vendkalimin kufitar „Qafa thanë“ gjithashtu edhe për vendet e tjera që menaxhohen nga vazalët e VMRO/LSDM, psh.
Për të vizituar „Kodrën e diellit“ me familjen gjatë fundjavës, njerëzit mendohen dy herë, sepse ata ia arritën qëllimit, të gërditet që të shkojsh në „Kodrën e diellit“ nga kaosi që mbizotëron për të arritur atje.
Por vazalët momental të VMRO dhe Albin Kurtit, VLEN janë në ethet e zgjedhjeve në Kosovë, ata hapin shtabin elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Shkupit edhe Onkologjia e drejtuar nga Ministri i Shëndetësisë VLEN – Taravari prej dhjetë ditësh, pacientët me kancer metastatik nga i gjithë vendi i kanë lënë pa terapinë e nevojshme biologjike.
Çka ndodh te Lëvizja Besa?
Lëvizja Besa pranë ndarjes së ardhshme?
Rriten divergjencat dhe mosmarrëveshjet tek “Jeniçerët” në Lëvizjen Besa, në mes të krahut “Davutoglu” (përfaqësuesi më i fortë i neo-otomanizmit tani më si standard i politikës së jashtme turke) dhe krahut “Erdogan”, por mosmarrëveshjet nuk kanë të bëjnë për politikën e jashtme të Turqisë.
Neo-Otomanizmi është një slogan politik si politikë e jashtme turke si synim neo-perandorisë të Turqisë, kthesa në rritje e Turqisë drejt Islamit dhe orientimin e politikës së jashtme drejt botës arabe dhe rrjedhimisht drejt sferës së mëparshme të ndikimit të Republikës Turke .
Politika e Erbakanit dhe përpjekjen e tij për të “ringjallur të kaluarën e madhe turke, osmane e vendosi si “Vizion” në vitet 1997. Erbakan ishte neo-otomanist dhe panturkist në të njëjtën kohë. Në Turqinë e atyre viteve, panturqizmi neo-otoman, fundamentalizmi islamik dhe kemalizmi ishin në konkurrencë me njëri-tjetrin.
Protagonistët e neo-otomanizmit janë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu. Osmanizmi fillimisht ishte një koncept që u shfaq në periudhën e Tanzimatit, i cili konsideronte të gjithë banorët e Perandorisë Osmane si qytetarë të barabartë, pa marrë parasysh fenë apo përkatësinë etnike, ndryshe nga organizimi në Millet në atë kohë.
E ngjajshme me propozimin e Taravarit (VLEN) dhe Mickoskit për “Kushtetutë qytetare” …