Çka është Dinjiteti?

flamuriDINJITET m.

1. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi. Dinjiteti kombëtar. Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit).
Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S’ka pikë dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet.
2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet.

Ja disa thënie për dinjitetin:

„Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton. “ Aristoteli

„Çdo marrëdhënie njerëzore përfshin kompromiset, por kufiri i kompromisit është dinjiteti i çdonjërit. „ Fausto Cercignani

„Kur bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor, nuk mund të bëjmë kompromise. „ Angela Merkel

„Njeriu i kulturuar duhet të reagojë kundrejt çdo gjëje që ofendon dinjitetin dhe ndërgjegjen e tij. Përndryshe kultura nuk shërben për asgjë. “ Oriana Fallaci

„Uria shkon e vjen, por dinjiteti njëherë që ikën, nuk kthehet më. „ Nicolai Verjbitkii

„Detyra nuk bëhet për të marrë falënderime. Bëhet për princip, për dinjitet vetjak.“ Oriana Fallaci

 „Brishtësia dhe dinjiteti nuk mësohen nga mjeshtri i vallëzimit, por nga shkolla e zemrës.“ Fjodor Dostojevski

„E mira e parë e një populli është dinjiteti i tij. „ Camillo Benso di Cavour

„Mos e kini kurrë aq frikë vdekjen sa një jetë të padenjë. „ Bertolt Brecht

„Më mirë të vdes në këmbë se të jetoj në gjunjë. “ Emiliano Zapata

„Nëse një njeri nuk ka zbuluar diçka për të cilën ia vlen të vdesë, nuk është i denjë të jetojë. “ Martin Luther King Jr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>