Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 974 testime dhe janë regjistruar 101 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 59 – Kumanovë 12 – Shtip 7- Strugë 6 – Tetovë 5 – Gostivar 3 – Koçanë 3 – Probishtip 2 – Kavadar 1 – Prilep 1 – Veles 1 dhe Ohër 1
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient nga Prilepi (84 vjeç) , i hospitalizuar në spital më 17 maj. Në Spitalin “8 Shtatori” ndërruan jetë 3 pacient : një pacient nga Tetova (75 vjeç) i pranuar në spital më 24 maj, një pacient nga Kumanova (71 vjeç) i pranuar në spital më 26 maj dhe një pacient nga Shkupi (58 vjeç) i pranuar në spital më 30 maj.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 10 pacientë të rikuperuar -Tetovë 8 dhe Veles 2.
Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 132 teste janë në kornizë të skriningut nëpër kopshte përmes Qendrave për Shëndet Publik Shtip, Prilep, Manastir dhe Shkup. Janë konfirmuar 2 raste pozitive në kopshtet në Shtip. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 32 161 teste për covid -19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2492, numri i pacientëve të rikuperuar është 1605, numri i të ndjerëve është 145, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 742.
Sipas informatave nga mbledhja e 14-të e shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, të datës 01.06.2020:
“Në Tetovë dhe komunat përreth numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 215. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 112 persona kurse 21 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 82.
Sipas komunave, numri i përgjithshëm është si vijon:
-Komuna e Tetovës 114 (7 kanë ndërruar jetë) – me 91.760 banorë
-Komuna e Bogovinës 50 (6 kanë ndërruar jetë) – me 30.928 banorë
-Komuna e Tearcës 23 (2 kanë ndërruar jetë) – me 22.916 banorë
-Komuna e Bërvenicës 15 (1 ka ndërruar jetë) – me 16.590 banorë
-Komuna e Jegunovcës 6 – me 10.440 banorë
-dhe Komuna Zhelinës 7 të infektuar (3 persona kanë ndërruar jetë) – 28.044 banorë
Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 224 persona, në vetizolim 35, kurse në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit gjenden 176 persona.”
Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 5 raste të reja, fatkeqësisht një viktimë dhe kemi 8 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 82.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 987, aktiv 396 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Tetovë – 236, aktive 82 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
- Prilep – 213, aktiv 30 (me 75.132 banorë)
- Velesi – 133, aktiv 28 (me 54.384 banorë)
- Kumanova – 481, aktive 66 (me 109.228 banorë)
- Shtip – 111, aktiv 76 (me 43.625 banorë)
- Struga – 90, aktive 18 (me 65.801 banorë)
- Ohër- 24, aktiv 7 (51.591 banorë)
- Manastir – 28, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
- Gostivar – 32, aktiv 11 (111.252 banorë)
- Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
- Dibra – 51, aktiv 0 (me 20.863 banorë)