Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 776 teste dhe janë regjistruar 101 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 57 – Tetovë 19 – Kumanovë 13 – Shtip 3 – Manastir 2 – Resnjë 2 – Strugë 1 – Dibër 1 – Ohër 1 – Gostivar 1 dhe Veles 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 5 viktima, 2 nga Kumanova, 1 nga Shkupi, 1 nga Struga dhe 1 nga Gostivari :
– Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, vdiqën 1 paciente 77 -vjeçar nga Shkupi, e hospitalizuar më 2 qershor dhe një pacient 45-vjeçar nga Gostivari, i hospitalizuar më 14 qershor. – Në Spitalin e Strugës ndërroi jetë një pacient 80-vjeçar, i hospitalizuar më 15 qershor. – Në Spitalin e Kumanovës ndërroi jetë një pacient 51 -vjeçar, i hospitalizuar më 14 qershor dhe një paciente 40-vjeçare nga Kumanova, që vdiq më 19 qershor u vërtetuar pozitive me covid-19 më 20 qershor, me këta raste të vdekjeve, numri i personave që kanë ndërruar jetë u rrit në 238.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 22 pacient të shëruar në – Shkup 11 – Tetovë 10 dhe Veles 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5106, numri i pacientëve të rikuperuar është 1926, numri i të ndjerëve është 238 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 2942.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 19 raste të reja dhe 10 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 325.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 2498, aktiv 1699 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Tetovë – 534, aktiv 325 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë) .
- Kumanovë – 692, aktiv 239 (me 109.228 banorë) .
- Shtip – 267, aktiv 210 (me 43.625 banorë) .
- Strugë – 170, aktive 90 (me 65.801 banorë) .
- Ohër- 99, aktiv 80 (51.591 banorë).
- Resnjë – 59, aktiv 58 (me 16.313 banorë)
- Gostivar – 82, aktiv 54 (111.252 banorë) .
- Veles – 165, aktiv 32 (me 54.384 banorë)
- Dibër – 82, aktiv 30 (me 20.863 banorë)
- Koçani – 59, aktiv 26 (me 37.758 banorë)
- Prilep – 231, aktiv 18 (me 75.132 banorë)
- Probishtip – 12, aktiv 10 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 40, aktiv 11 (me 91.983 banorë)
- Kërçovë – 8, aktiv 5 (me 56.937 banorë)