Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 953 testime dhe janë regjistruar 120 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 67 – Kumanovë 19 – Shtip 16 – Tetovë 9 – Prilep 4 – Veles 2 – Gostivar 1 – Negotino 1 dhe Strumicë 1
Gjatë 24 orëve u regjistruan 2 viktima, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një paciente 65-vjeçare e pranuar në klinik me 28 maj dhe në Spitalin “8 Shtator” ndërroi jetë një pacient 69-vjeçar i hospitalizuar në spital më 1 qershor.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 16 pacientë të rikuperuar në -Shkup 8 – Shtip 3 – Prilep 2 – Tetovë 1 – Veles 1 – Manastir 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 33 114 teste për covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2611, numri i pacientëve të rikuperuar është 1621, numri i të ndjerëve është 147, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 843.
Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 9 raste të reja dhe kemi 1 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 90.
Përndryshe sot hynë në fuqi ndalesa për lëvizjen e qytetarëve në Shkup (të gjitha komunat e Shkupit), Kumanovë, Lipkovë, Shtip, Tetovë si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcë edhe atë prej ditës së Enjte (04.06.2020) prej orës 21:00 deri të hënën (08.06.2020) në ora 05:00.
Ndërsa në të gjitha qytetet e tjera ndalohet lëvizja prej ditës së Enjte (04.06.2020) prej orës 21:00 deri të Premten (05.06.2020) në ora 05:00, ndërsa të Premten, të Shtunën, të Dielën në këto qytete ndalimi fillon prej orës 16:00 dhe zgjat deri ditën e nesërme, në ora 05:00 të mëngjesit.