Covid 19: 120 raste të reja, 5 të vdekur dhe 125 persona të shëruar

diagrami 7 korrikMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1367 teste dhe janë regjistruar 120 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 63 – Tetovë 14 – Gostivar 12 – Dibër 6 – Strugë 6 – Shtip 4  – Kumanovë 4  –  Ohër 4 – Prilep 2 – Veles 2 – Sveti Nikollë 1 – Kërçovë 1  dhe Manastir 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 5 viktima : 2 nga Shkupi , 2 nga Tetova (76 dhe 78 vjeçar) dhe 1 nga Kumanova.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 125 pacient të shëruar në – Shkup 82 – Tetovë 30 – Koçani 4 – Gostivar 2  – Strugë 2 – Manastir 2 – Pehçevë 1 – Resnjë 1 dhe Shtip 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 7244, numri i pacientëve të rikuperuar është 3324, numri i të ndjerëve është 351 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3569.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 14 raste të reja, 2 të vdekur dhe 30 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 373.

Fatkeqësisht para bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” dhjetëra ditë me radhë, vazhdon të mbizotërojë kaosi me grumbullimin e njerëzve, por organet kompetente, pos apelimit të herëpashershëm ndaj bankës, nuk ndërmorën, dhe nuk ndërmarrin asnjë masë për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve. Çdo ditë para dhe rreth bankës grumbullohen mbi 50 persona. Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 3487, aktiv 1941 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 789, aktiv 373 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 805aktiv 197 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 394, aktiv 160 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 209, aktiv 180 (51.591 banorë).
  • Strugë – 274, aktive 173 (me 65.801 banorë) .
  • Resnjë – 122aktiv 84 (me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 173, aktiv 103 (111.252 banorë) .
  • Dibër  – 116, aktiv 64 (me 20.863 banorë)
  • Veles – 198, aktiv 44 (me  54.384 banorë)
  • Koçani – 75, aktiv 18(me 37.758 banorë)
  • Prilep – 283, aktiv 53 (me 75.132 banorë)
  • Manastir – 63aktiv 22 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 49, aktiv 40 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 28, aktiv 17 (me 15.085 banorë)

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Rritja e numrit të të infektuarve kufizon lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, si dhe ndalon ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, mosardhja e gurbetçarëve ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë tonë familjare.

Çdo gjë është në dorën tuaj, zgjidh vetë dhe vepro.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>