Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit sipas informatave të deritashme janë realizuar 1019 teste dhe janë regjistruar 125 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 89 – Tetovë 11 – Ohër 8 – Kumanovë 4 – Strugë 3 – Shtip 2 – Prilep 2 – Strumicë 2 – Veles 1 – Gostivar 1 – Kërçovë 1 dhe Resen 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 7 viktima, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient 79-vjeçar nga Shkupi, në Klinikën “19 Maj” një paciente 66-vjeçare nga Struga e hospitalizuar prej 8 qershorit, paciente 54-vjeçare nga Shkupi e hospitalizuar prej 5 qershorit dhe një paciente 46-vjeçare prej Tetove që ka ndërruar jeta para pranimit në ambulancë. Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, ndërroi jetë një pacient 77-vjeçar nga Shkupi i hospitalizuar më 8 qershor dhe një paciente 73-vjeçare nga Struga e hospitalizuar 7 qershor dhe në spitalin në Shtipit ndërroi jetë një pacient 87-vjeçar i hospitalizuar më 26 maj, me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë është 164.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 6 pacientë të rikuperuar në – Veles 4 – Prilep 1 dhe Shkup 1 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3364, numri i pacientëve të rikuperuar është 1664, numri i të ndjerëve është 164 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 1536.
Në bazë të dhënave, duket sikur virusi pëson një zbritje dhe se kulmi ishte më 5 qershor edhe pse sot, përsëri kishim rritje (shih diagramin lart).
Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 11 raste të reja dhe kemi fatkeqësisht një viktimë një paciente 46-vjeçare ndërroi jetë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 145.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 1461, aktiv 844 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Kumanova – 573, aktiv 155 (me 109.228 banorë)
- Shtip – 312, aktiv 145 (me 43.625 banorë)
- Tetovë – 312, aktiv 145 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
- Struga – 109, aktive 34 (me 65.801 banorë)
- Gostivar – 52, aktiv 30 (111.252 banorë)
- Ohër- 45, aktiv 28 (51.591 banorë)
- Velesi – 145, aktiv 27 (me 54.384 banorë)
- Prilep – 220, aktiv 26 (me 75.132 banorë)
- Koçani – 53, aktiv 22 (me 37.758 banorë)
- Probishtip – 11, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 30, aktiv 3 (me 91.983 banorë)
- Kërçova – 4, aktiv 2 (me 56.937 banorë)
- Dibra – 53, aktiv 2 (me 20.863 banorë)