Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 868 teste dhe janë regjistruar 132 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 57 – Tetovë 19 – Shtip 13 – Kumanovë 10 – Prilep 7 – Gostivar 6 – Ohër 5 – Veles 4 – Strugë 3 – Probishtip 2 – Sveti Nikollë 2 – Dibër 1 –Manastir 1 Kavadarci 1 – dhe Resnjë 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 12 viktima edhe atë 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 2 nga Struga, 1 nga Gostivari , 1 nga Shtipi dhe 1 nga Velesi.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 112 pacient të shëruar në – Shkup 42 – Shtip 40 – Tetovë 16 – Gostivar 5 – Probishtip 3 – Koçani 2 – Sveti Nikollë 2 –Prilep 1 dhe Veles 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6212, numri i pacientëve të rikuperuar është 2427, numri i të ndjerëve është 298 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3599.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 19 raste të reja, 2 të vdekur dhe 16 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 364.