Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1208 teste dhe janë regjistruar 136 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 80 – Tetovë 24 – Kumanovë 6 – Ohër 5 – Resnjë 4 – Gostivar 4 – Prilep 3 – Veles 3 – Strugë 1 – Strumicë 1 – Shtip 1 – Koçani 1 – Kriva Pallamkë 1 – Kërçovë 1 dhe Negotinë 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktimaedhe atë 2 nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 2 nga Tetova, 1 nga Velesi dhe 1 nga Kërçova :
– Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, një pacient 57-vjeçar nga Velesi, dje sapo u pranua ndërroi jetë. – Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, vdiqën 2 pacientë nga Shkupi: një pacient 56-vjeçar, nga Shkupi, i hospitalizuar më 11 qershor dhe një paciente 68-vjeçare, nga Shkupi, e hospitalizuar më 13 qershor, 2 pacientë nga Kumanova: një paciente 47-vjeçare, e hospitalizuar më 12 qershor dhe një paciente 59-vjeçare, e hospitalizuar më 14 qershor, 2 pacientë nga Tetova: një pacient 78-vjeçar, i hospitalizuar dje dhe një paciente 47-vjeçare, e hospitalizuar më 22 qershor. – Në spitalin e Manastirit, një pacient 61-vjeçar, nga Kërçova, i hospitalizuar më 21 qershor, me këta raste të vdekjeve, numri i personave që kanë ndërruar jetë u rrit në 259.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 43 pacient të shëruar në – Shkup 26– Tetovë 6 – Veles 4 – Gostivar 2 – Shtip 1 – Koçani 1 – Probishtip 1 – Kratovë 1 dhe Prilep 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5445, numri i pacientëve të rikuperuar është 2091, numri i të ndjerëve është 259 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3095.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 24 raste të reja, 2 të vdekur dhe 6 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 338.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 2667, aktiv 1785 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Tetovë – 582, aktiv 338 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë) .
- Kumanovë – 709, aktiv 254 (me 109.228 banorë) .
- Shtip – 277, aktiv 186 (me 43.625 banorë) .
- Strugë – 182, aktive 102 (me 65.801 banorë) .
- Ohër- 124, aktiv 104 (51.591 banorë).
- Resnjë – 73, aktiv 72 (me 16.313 banorë)
- Gostivar – 92, aktiv 53 (111.252 banorë) .
- Veles – 172, aktiv 32 (me 54.384 banorë)
- Dibër – 83, aktiv 31 (me 20.863 banorë)
- Koçani – 82, aktiv 27 (me 37.758 banorë)
- Prilep – 238, aktiv 19 (me 75.132 banorë)
- Probishtip – 13, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 43, aktiv 14 (me 91.983 banorë)
- Kërçovë – 10, aktiv 6 (me 56.937 banorë)