Covid 19: 147 raste të reja, 6 të vdekur dhe 111 persona të shëruar

diagram 4 korrikMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1296 teste dhe janë regjistruar 147 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 64– Tetovë 16 – Gostivar 9 – Kumanovë 8 – Strugë 7 – Sveti Nikollë 7 – Shtip 6 – Veles 5 – Ohër 5 – Manastir 4 – Kërçovë 4 – Resnjë 4 – Prilep 3  – Strumicë 1 – Koçani 1   – Probishtip 1 – Kratovë 1 dhe Kriva Pallankë 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 6 viktima  : 3 nga Shkupi , 1 nga Kumanova, 1 nga Shtipi dhe 1 nga Berova.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 111 pacient të shëruar në – Shkup 56 – Tetovë 36 – Shtip 7 – Manastir 3  – Resnjë 2 – Veles 2 – Gjevgjeli 2 – Gostivar 1– Strumicë 1 dhe Sveti Nikollë 1

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6932, numri i pacientëve të rikuperuar është 2987, numri i të ndjerëve është 334 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3611.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 16 raste të reja dhe 36 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 486.

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim, rritja e numrit të të infektuarve kufizon lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, si dhe ndalon ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, mosardhja e gurbetçarëve ndikon në ekonominë tonë, çdo gjë është në dorën tonë, zgjidh vetë dhe vepro.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>