Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 744 testime dhe janë konfirmuar 20 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 16, në Kumanovë 2 dhe në Prilep 2.
Në Spitalin “8 Shtatori” këtë mëngjes ndërroi jetë një pacient 63 vjeçar nga Shkupi, i cili është pranuar më 6 maj si i dyshuar me simptoma të covid 19 dhe një ditë më vonë është konfirmuar pozitiv.
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 24 pacientë të rikuperuar, prej tyre në Tetovë 6, në Prilep 5, në Shkup 4, në Veles 4, në Kumanovë 3 dhe në Manastir 2.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1941, numri i pacientëve të rikuperuar është 1411, numri i të ndjerëve është 113, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 417.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara nuk u regjistrua asnjë rast i ri, por kemi 6 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 70.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
1. Shkupi me 189 raste aktive
2. Territori i Tetovës me 70 raste aktive
3. Prilepi me 53 raste aktive
4. Velesi me 45 raste aktive
5. Kumanova me 26 raste aktive
lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.
Përndryshe ora policore gjatë kësaj fundjave, sot, ditën e shtunë, fillon nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ditës së nesërme, ndërsa nesër për shkak të festës së Bajramit, respektivisht ditën e diell, nis nga ora 11:00 deri të martën në ora 05:00.